Vasfije Krasniqi – Goodman dëshmon për dhunimet në Kosovë në Kongresin italian

Me iniciativën e ambasadores në Itali, Alma Lama, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës ë fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman do të dëshmojë në Kongresin dhe Senatin Italian.

Vasfije Krasniqi- Goodman do të dëshmojë para dy komisioneve për dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë.

Gjatë këtij Kongresi, do të jenë të pranishme edhe ish Presidentja Atifete Jahjaga dhe dy deputete.

Dëshmia do të bëhet nesër më 26 qershor.