Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan, pak pasi u arrestua nga policia do të varroset sot në orën 19:00.
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit, të cilët bën të ditur se varrimi i 27 vjeçarit do të behët në varrezat e Banullës.
Agon Zejnullahu është i riu që vdiq në orët e para të së hënës në Lipjan.
Sipas policisë, viktima dyshohej se ishte në gjendje të dehur, derisa po sulmonte edhe kalimtarë e automjete në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci po ashtu tha se njësitet policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë viktimës.
LEXONI EDHE







