Pesë zyrtarë policorë në Lipjan janë suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, në kuadër të hetimit për rastin e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.
Sipas burimeve, kjo masë është rekomanduar nga IPK, por nuk është lëshuar urdhër për ndalim policor, pasi ende nuk ka prova të mjaftueshme që i implikojnë zyrtarët në fjalë në vepime të kundërligjshme.
Prokurori i Shtetit, në koordinim me Inspektoratin, po ndërmerr veprimet e nevojshme, që çojnë në zbardhjen e plotë të incidentit.







