Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në varrimin e nënës së deputetit Bekë Berisha, Xhylie Berisha.

“E tërë familja Berisha ishte në ballë të luftës për liri. Shtëpia e familjes Berisha ishte çerdhe për shumë luftëtarë të UÇK-së. E ndjera ishte një grua e urtë, një nënë patriotike e atdhetare e cila tërë jetën ishte e angazhuar për lirinë e Kosovës.  Ngushëllime familjes atdhetare Berisha dhe miqve!

U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Në varrim kanë marrë pjesë edhe deputetë tjerë të AAK-së, si dhe një numër i madh i qytetarëve. /Ballkani.info/