Në Trubuhoc të Istogut sot pasdite është varrosur Sefadin Osmani, zjarrfikës dhe veteran i UÇK-së, i cili vdiq dje papritmas gjatë një intervenimi për ta shuar zjarrin në fshatin Krushevë e Klinës.
Në varrim e tij u mblodhën një numër i madh i qytetarëve për ta përcjellë për herë të fundit njeriun e jashtëzakonshëm të kësaj ane, shkruan Ballkani.info.
Të pranishëm ishin edhe Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, kolegët zjarrfikës, deputeti Bekë Berisha dhe zyrtarë komunalë të Istogut dhe Klinës.
Sefadin Osmanaj ishte pjesë e zjarrfikësve që nga paslufta, duke e kryer detyrën me nder dhe përkushtim maksimal. /Ballkani.info/






