Pavlan

Varroset Eldion Kelmendi

Është varrosur sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës, Eldion Kelmendi, vëllai i Gjestit.

Aksidenti i djeshëm në Bllagajë ka shokuar dhe prekur thellë komunitetin, duke lënë familjen dhe miqtë në dhimbje të madhe.

Nga ngjarja tragjike ka mbetur i lënduar rëndë edhe një person tjetër që ishte me të në katërçikletë, ndërsa lajmi i humbjes së Eldionit ka nxitur reagime të shumta ngushëllimi nga qytetarë dhe të afërm.