Gjatë inaugurimit të një pjese të Rrugës A, të mërkurën, Rama ka akuzuar Qeverinë Kurti për pengim të projekteve dhe zhvillimit.

Do të bënim vend fenomenal. Vetëm duhet një qeveri bashkëpunuese e jo sabotuese”, ka deklaruar ai.

Reklamë

Rama e ka bërë të qartë edhe synimin për të drejtuar ekzekutivin, duke thënë se “Si kryeministër, synojmë që Kosova të jetë si Singapori apo si vendet e zhvilluara sepse kemi rini të mrekullueshme, potencial të mrekullueshëm të zhvillimit”.

Ai e kishte bërë publik synimin për postin e kryeministrit edhe në tetor.

Rama ka fituar dy mandate në krye të Prishtinës nën siglën e LDK-së, ndonëse ka deklaruar se nuk ka librezë të kësaj partie.