Ajo tha se ky veprim ishte në përgjigje të vendimit të Zvicrës për të vendosur sanksione ndaj kampit ndërkombëtar të fëmijëve Songdowon. Mediat shtetërore e përshkruan këtë si “një akt armiqësor i hapur”.

Ai kamp është në qendër të akuzave se ka qenë i përfshirë në transferimin e fëmijëve nga zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, raporton televizioni BBC.

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha se “çdo akt që cenon të drejtat sovrane” të vendit dhe interesat e qytetarëve të tij “nuk mund të mirëpritet kurrë”.

Reklamë

Zvicra është një nga të paktat vende perëndimore që mbajnë dialog me Pjongjangun.

Autoritetet zvicerane thanë se marrëdhëniet mes dy vendeve do të mbahen përmes ambasadës së Koresë së Veriut në Bernë dhe ambasadës zvicerane në Pekin.

Qortimi diplomatik vjen disa javë pasi ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, bëri një vizitë të rrallë në Korenë e Veriut, ku e rihapi zyrtarisht zyrën dhe diskutoi normalizimin e marrëdhënieve.

Lidhjet diplomatike me Korenë e Veriut u vendosën për herë të parë në vitin 1974 dhe Zvicra hapi një zyrë bashkëpunimi në Pjongjang në vitin 1997.