Vjosa Osmani

Varrimi i Kadaresë, konfirmohet pjesëmarrja e presidentes Osmani

Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në varrimin e shkrimtarit Ismail Kadare.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës.

Ndërkohë, pritet që edhe Kosova të shpallë ditë zie për korifeun e letërsisë botërore, por ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar.

Kadare, shkrimtar i vlerësuar e shpërblyer botërisht, vdiq dje në Tiranë në moshën 88-vjeçare.