BE

Varhelyi ultimatum Bullgarisë: Mirato propozimin për Shqipërinë e Maqedoninë

Ndërsa pritet që ditën e sotme të mbahet samiti i udhëheqësve evropianë ku dhe do të vendoset për fatin e disa vendeve nëse do të fitojnë statusin si vend kandidat për hapjen e negociatave, një ndër këto vende është dhe Shqipëria.

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë Olivér Várhelyi, i ka bërë thirrje Bullgarisë që të miratojë sot në Samitin e BE-së propozimin për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Kujtojmë se ditën e djeshme Bullgaria hoqi veton nga Maqedonia e Veriut duke ju dhënë kështu një dritë jeshile çeljes së negociatave. Por disa oë pas heqjes dorë nga vetoja parlamenti bullgar rrëzoi qeverinë e kryeministrit Petkov.