Pandemia ka shkaktuar shumë probleme në furnizimin me ilaçe në Rusi. Shumë banorë të Rusisë detyrohen ta përgatisin vet kurën për ta trajtuar Koronavirusin me ilaçe tradicionale, që janë receta popullore.
Mediat e pavarura ruse po raportojnë se shumë banorë që kanë të ardhura të vogla mujore, nuk po mund ta përballojnë blerjen e ilaçeve dhe detyrohen të përdorin alternativa për shërbim nga Koronavirusi.
Kjo metodë primitive e trajtimit të Koronavirusit në Rusi, po shihet me shumë shqetësim nga njohësit e kësaj fushe. Profesori i farmacisë, Mikhail Grigov, thotë se zhvillimi i industrisë farmaceutike dhe mjekësore në Rusi është planifikuar keq dhe rusët nuk kanë arritur të krijojnë ilaçe të nivelit botëror.
“Ka pasur një plan për zhvillimin e industrisë farmaceutike dhe mjekësore deri në vitin 2020 dhe qëllimi i këtij plani ka qenë të krijojë një industri inovative farmaceutike dhe mjekësore ruse të nivelit botëror, por që ky plan tashmë ka dështuar”, thotë Grigov.
Ai konsideron se për prodhimin e ilaçeve në Rusi, duhet të sigurohen edhe pajisje moderne, që të ketë produktivitet. Grigov bënë një vlerësim të gjendjes së tanishme, pasi është rritur kërkesa kryesisht për antibiotik shkaku i pandemisë. “Rusia furnizimin kryesor me antibiotik e bënë nga Kina, por shëprthimi i pandemisë dhe kërkesat e mëdha, kanë vështirësuar furnizimin me këtë medikament, andaj qytetarët rus detyrohen të gjejnë alternativa për ta trajtuar inflamacionin dhe komplikimet tjera me ilaçe alternative”, thotë ai.
Ai thotë se nuk është sekret për askënd, që Rusia nuk ka pasur kurrë sistem të mirë të furnizimin me ilaçe. “Shteti ndau shuma të mëdha parash, por shkuan në xhepat e oligarkëve, dhe deri më tani nuk muynd të themi se industria jonë prodhoi diçka të rëndësishme”, thotë ai.
Ndryshe, shteti rus deri më tani nuk i ka raportuar saktë shifrat e vdekjeve nga Koronavirusi. Po ashtu Rusia ka filluar vaksinimin e banorëve të saj me vaksinën “Sputnik 5”, por që shumë shkenctarë kanë dyshime në efektivitetin e kësaj vaksine, pasi shumë pak dihet publikisht për të. /Ballkani.info/







