34 persona kanë vdekur në Rusi për shkak se kanë pirë alkoolit me metanol shumë toksik. Kjo ka ndodhur si shkak të varvërisë ekstreme që po thellohet në Rusi, dhe alkooli me metanol po zavendësohet për shkak të çmimit të lirë.
Autoritetet në Rusinë Qëndrore thanë të dielën se ata po ofrojnë ushqim në këmbim të alkoolit, pasi 34 persona vdiqën nga pirja e pijeve alkoolike që përmbanin metanol shumë toksik. Vdekjet janë më të fundit në Rusi nga konsumimi i një zëvendësuesi të lirë të alkoolit, një problem i vazhdueshëm në një vend ku 21 milionë njerëz jetojnë nën kufirin e varfërisë. Në rajonin e Orenburgut, rreth 1500 kilometra në juglindje të Moskës në Uralet jugore, 67 persona u helmuan nga konsumimi i alkoolit të falsifikuar vetëm javën e kaluar. Tridhjetë e katër prej tyre kanë vdekur, sipas një deklarate nga autoritetet lokale të cituara nga agjencia e lajmeve TASS.
Testet treguan se viktimat kishin konsumuar alkool që përmbante metanol, i cili ndryshe nga etanoli – forma e zakonshme e alkoolit që gjendet në pije – është shumë toksike dhe mund të shkaktojë verbëri edhe në doza shumë të vogla. Në disa raste, përqendrimi në trup ishte tre deri në pesë herë më i lartë se një dozë vdekjeprurëse.
Meqenëse sasia e alkoolit toksik të shitur tashmë është e panjohur, autoritetet në zonë po u ofrojnë banorëve të pjesës lindore të rajonit Orenburg ushqime nga supermarketet lokale në këmbim të “pijeve alkoolike me cilësi të dyshimtë”, raportuan mediat ruse. Sipas policisë së Orenburgut, mijëra shishe alkool të dyshuar janë sekuestruar në dyqane dhe magazina në rajon. Testimet treguan se shumë prej atyre shisheve përmbanin metanol vdekjeprurës.
Dega e Orenburgut e Komitetit Hetues, i cili heton krimet e mëdha në Rusi, tha se 10 persona ishin arrestuar në lidhje me vdekjet, për prodhimin e pijeve të falsifikuara. Vdekjet vijnë më pak se një vit pasi shtatë persona në republikën ruse të Lindjes së Largët Yakutia vdiqën në nëntor pasi konsumuan dezinfektues të holluar të duarve. Tragjedia më e madhe e lidhur me alkoolin në kujtesën e fundit ishte në vitin 2016, kur dhjetëra njerëz vdiqën në qytetin siberian të Irkutsk pasi pinë esencën e banjës që përmbante metanol, një substancë toksike e përdorur në anti-ngrirje.
Pas atyre vdekjeve, një zëdhënës i Kremlinit tha se tragjedia kërkonte “vëmendje shumë të madhe”. Autoritetet ruse kanë përforcuar ligjin që nga vdekjet e vitit 2016, por shitja e pijeve alkoolike mbetet e zakonshme.






