Vardy fiton Këpucën e Artë në Premier League

Jamie Vardy ka fituar Këpucën e Artë të Premier League 2019-2020, pasi ka shënuar 23 gola gjatë këtij sezoni për Leicesterin.

33 vjeçari ka mposhtur Danny Ings të Southamptonit, Pierre-Emerick Aubameyang të Arsenalit, Mohamed Salahun e Liverpoolit si dhe Raheem Sterlingun e Cityt.

Ky sezon ka qenë më fitimprurësi për Verdyn në premier ligë që nga fitorja e titullit në sezonin 2015-16, kur ai shënoi 24 gola, por u mposhtë për Këpucën e Artë nga Harry Kane, i cili shënoi 25.