Vapa përvëlon Ballkanin Perëndimor, temperaturat deri në 42°C

Vendet e Ballkanit Perëndimor edhe sot janë përballur me goditjen e temperaturave përvëluese, që për disa ditë radhazi kanë goditur rajonin, duke u sjellë prej 40 deri në 42 gradë celsius.

Më e nxehta në rajon gjatë të martës ishte Maqedonia e Veriut, ku Qendra Meteorologjike ka raportuar për temperatura deri në 42 gradë celsius në juglindjen e vendit. Situatë e ngjashme mbizotëroi edhe në Bosnjë-Hercegovinë.

Temperatura e ajrit në gjithë vendin është sjellë nga 31 deri më 37 gradë, përderisa në jug ka shkuar edhe deri në 40 gradë celsius. Në Serbi temperaturat kanë arritur deri në 37 gradë, teksa gjendje e ngjashme ka mbizotëruar edhe në Kroaci, me temperatura deri në 36 gradë.

Ekspertët e meteorologjisë kanë paralajmëruar se vala më e fundit e temperaturave ekstreme të larta që ka mbërthyer Evropën Jugore, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, është vetëm fillimi i viteve me vapë edhe më të padurueshme.