Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk nuk i pëlqen taktikat anti-sportive të Paris Saint Germainit por synon që t’i provojë në të ardhmen.
Van Dijk u nda i nervozuar nga humbja e së mërkurës kundër PSG-së, rezultat që la të tensionuar edhe trajnerin Klopp i cili deklaroi se rrëzimi në tokë në mënyrë të vazhdueshme të futbollistëve parisienë bëri të dukeshin si kasapë skuadrën e tij.
Liverpoolit i duhet fitorja me dy gola diferencë ndaj Napolit në ndeshjen e fundit të grupit për të siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt të Champions Leagues.
“Sigurisht se PSG është një skuadër e përbërë me lojtarë të klasit botëror. Ndonjëherë kur goditen ata rrëzohen lehtësisht në tokë gjë që më bën nervoz. Është e rëndësishme që të ruash qetësinë por ata menjëherë bënin presion te gjyqtari për të na ndëshkuar me karton të verdhë. Edhe ne duhet ta aplikojmë këtë gjë dhe mendoj se në pjesën e dytë e bëmë edhe më mirë se ta, por ky nuk është stili jonë”, u shpreh Van Dijk.
Liverpooli e zhvillon derbin e “Merseyside” me Evertonin të dielën në “Anfield”, ndërsa pastaj ka dy udhëtime ndaj Burnley dhe Bournemouth para sfidës vendimtare me Napolin në Champions League.







