Van Dijk, Silva… 5 të nominuarit e radhës për “Topin e Artë”

Janë zbardhur edhe 5 emra tjerë nga “France Football” për “Topin e Artë”. Lista me 30 kandidatë do të kompletohet në orën 20:00. Firmino, Lewandowski, Silva, Van Dijk dhe Son janë të nominuarit e radhës.

Revista prestigjioze franceze “France Football” ka nisur publikimin e listës me 30 kandidatët e mundshëm për “Topin e Artë” për vitin 2019, me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon që do ta vazhdojnë rivalitetin për çmimin më prestigjioz individual për futbollistë.

France Football do ta zbardhë listën zyrtare me 30 finalistët për “Topin e Artë” gradualisht duke filluar nga ora 17:30 deri në orën 20:00.

Tashmë janë zbardhur 20 emra nga “France Football” që do të kompletohet me 30 të nominuarit deri në orën 20:00.

Të nominuarit e radhës janë: Virgil Van Dijk (Liverpool), Roberto Firmino (Liverpool), Bernardo Silva (Manchester City), Heung-Min Son (Tottenham) dhe Robert Lewandowski (Bayern Munich).

Deri më tani janë nominuar edhe: Sadio Mane (Liverpool), Sergio Aguero (Manchester City), Frenkie De Jong (Barcelona), Hugo Lloris (Tottenham) dhe Dusan Tadic (Ajax), ishin 5 të nominuarit e parë për Topin e Artë për vitin 2019, derisa 5 të tjerët janë: Trent Alexander Arnold (Liverpool), Donny Van De Beek (Ajax), Pierre Emerick-Aubameyang (Arsenal), Marc-Andre Ter Stegen (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventus), Mathijas De Ligt (Juventus), Alisson Becker (Liverpool), Gorgio Wijnaldum (Liverpool) dhe Karim Benzema (Real Madrid).

“Topi i Artë” do t’i ndahet njërit prej 30 finalistëve më 2 dhjetor në Paris, por nuk do të jetë i vetmi çmim që do ta jepet natën e asaj të hëne. Kjo pasi “Topi i Artë” do t’i ndahet edhe futbollistes më të mirë.

Një juri prej 180 finalistëve në gjithë botën do të votojnë sipas këtyre kritereve: paraqitjeve individuale dhe ekipore, klasit të lojtarit (talenti dhe ndershmëria në lojë) dhe aftësia për ta mbajtur lart nivelin e paraqitjeve gjatë gjithë kohës.

Sipas këtyre kritereve, Lionel Messi është favorit për ta fituar “Topin e Artë”, i cili do të ishte i gjashtë dhe rekord në karrierën e tij. Nëse ndodh kështu, atëherë superylli argjentinas i Barcelonës do ta kalojë rivalin e përbetuar, Cristiano Ronaldon, me të cilin e ndan rekordin me nga pesë “Topa të Artë” të fituar secili deri tani.

loading…