Van Dijk ngushëllon gjyqtarin Hategan të cilit i kishte vdekur nëna

Kapiteni i Holandës, Virgil Van Dijk ka bërë një gjest të mrekullueshëm në përfundim të përballjes me Gjermaninë, teksa e ka ngushëllyer gjyqtarin e takimit rumumin, Ovidiu Hategan pas vdekjes së nënës.

Van Dijk i siguroi Holandës kalimin në Final Four me golin e realizuar në minutat e fundit, dhe në mbylljen e sfidës kundër Gjermanisë në vend se të festojë me bashkëlojtarët u ndal për t’i dhënë ngushëllimet e tij gjyqtarit Hategan që ishte mes lotëve.

“Gjyqtari shpërtheu në lotë pasi që i kishte vdekur nëna. I thashë që të bëhej i fortë dhe se e kishte drejtuar shumë mirë ndeshjen. Janë gjëra të vogla që shpresoj të kenë ndihmuar diçka”, tha Van Dijk për Voetbal International.

Holanda do të mësojë shortin e fazës finale të Nations League me 3 dhjetor, teksa do të ballafaqohet me njërën prej Anglisë, Zvicrës dhe Portugalisë, teksa është zyrtare se ndeshjet do të zhvillohen në shtetin luzitanë.