Van Dijk në rrezik për Kupën e Botës për Klube

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, mund të humbas finalen e Kupës së Botës kundër Flamengos, që zhvillohet ditën e diel.

Mbrojtësi holandez ka bërë disa stërvitje të enjten, por nuk ka qenë në gjendje të përfundojë një seancë të plotë stërvitore, raporton Mirror.

Van Dijk nuk ka qenë mirë me shëndet dhe ka humbur ndeshjen gjysmëfinale që Liverpooli e fitoi 2:1 kundër Monterrery.

Liverpooli do të takohet me Flamengon të dielën në finalen e Kupës së Botës për Klube.