Van Dijk i tha Shaqirit të krosonte për golin e fitores (VIDEO)

Liverpooli e arriti një fitore të vështirë në udhëtim te Newcastle Unitedi, 2-3.

Dhe ishte një asistim i Shaqirit për Origin në minutën e 86 që i dha pikët e plota Liverpoolit.

Megjithatë, kamerat kanë kapur një moment kur Virgil van Dijk i thotë Shaqirit që të shkonte të krosonte gjuajtjen e lirë, e të mos e lejonte Arnoldin të krosonte.

Këtë moment mund ta shikoni në videon më poshtë.