Ish lojtari i Real Madridit dhe Tottenhamit, Rafael Van der Vaart ka vendosur të pensionohet nga futbolli.
35 vjeçari në muajin gusht nënshkruajti kontratë me Esbjergun në Danimarkë por për shkak të lëndimit nuk arriti të aktivizohet më shumë se 55 minuta.
Reprezentuesi i Holandës që numëron 109 paraqitje me kombëtaren e “Tulipanëve” dhe që ka luajtur me klube si Ajax, Hamburg, Real Betis dhe Midtjylland, thotë se nuk është në gjendje më të luajë futboll.
“Më duhet të ndalem tani. Nuk jam këtu për të kaluar kohën në rifatësime nga lëndimet, por për të luajtur futboll. Jam shumë falenderues për kohën e kaluar duke luajtur futboll me stafet dhe lojtarët te Ajaxi, Hamburgu, Tottenhami dhe Real Madridi. Ishte kohë e mrekullueshme dhe ndihem shumë mirë, kam fituar çmime dhe kam luajtur në kampionate të rëndësishme, si me klube ashtu edhe me kombëtaren. Nuk kam guxuar ta ëndërroj këtë arritje kur kam qenë i vogël”, përfundon fjalët e tij futbollisti holandez.
Van der Vaart ishte pjesë e skuadrës së Holandës që e humbi finalen e Botërorit përballë Spanjës në vitin 2010.







