Van Bommel flet nga Prishtina: Duam golin sa më shpejt ndaj Dritës, nuk do të jetë e lehtë, u përgatitëm edhe për penallti

Trajneri i Royal Antwerp, Mark van Bommel ka folur në konferencë për media një ditë para përballjes së kthimit kundër Dritës.

Ish-futbollisti i disa top skuadrave evropiane, Van Bommel ka thënë se ekipi i tij synon ta arrijë golin e parë sa më shpejt ndaj gjilanasve, anise pohoi se nuk do të jetë e lehtë.

Bommel tutje pranoi se ekipi i tij stërviti edhe në penallti.

“Thjesht duhet të sigurohemi që të marrim një raund tjetër. Si, kjo nuk ka rëndësi. Nuk e di se si do të jetë FC Drita përpara ditës, por shpresojmë që golin e parë ta arrijmë së shpejti. Nuk do të jetë e lehtë.   Dje goditëm disa penallti, por nuk ushtruam shtesë. Duhet të sigurohemi që të mos vijë deri këtu”, tha Van Bommel, njofton faqja zyrtare e Antwerp.