Valverde tregon gjendjen e Messit pas zëvendësimit të mbrëmshëm

Ndeshja e parë e Lionel Messit si titullar këtë sezon për Barcelonën zgjati vetëm 45 minuta pasi që argjentinasi u detyrua ta lë fushën e ndeshjes kundër Villarreallit menjëherë pas pjesës së parë, shkaku i një lëndimi.

Lionel Messi mund të mungojë në përballjen e kësaj fundjavë, pasi që pësoi lëndim në ijë gjatë 45 minutave lojë në fitoren e mbrëmshme të Barcelonës kundër Villarrealit, në kuadër të La Ligës.

Messi u zëvendësua nga Ousmane Dembele pas pjesës së parë në Camp Nou, pasi që u ankua për një problem në ijën e majtë. Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, tha pas ndeshjes: “Kishte pak parehati në muskulin e aduktorit, kështu që nuk deshëm ta rrezikojmë”.

Pasi që i ka humbur javët e para të kampanjës së Barcelonës në këtë sezon të ri për shkak të një lëndimi tjetër, që e kishte pësuar gjatë parasezonit, argjentinasi u detyrua të presë deri në ndeshjen e së martës së kaluar, kundër Dortmundit, për ta bërë paraqitjen e parë këtë sezon.

Sulmuesi 32-vjeçar, i cili të hënën u shpërblye me çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit 2019 në botë, gjithashtu luajti në pjesën e dytë të ndeshjes të së shtunës kundër Getafes, në kuadër të La Ligës.

Ai mund të mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Getafes, siç raportojnë mediumet katalonase. TV3 sugjeron se Barcelona do ta lë të pushojë Messin për atë ndeshje në mënyrë që të mos e rrezikojë futbollistin.

Barcelona arriti t’u kthehet fitoreve në ndeshjen e mbrëmshme, duke siguruar fitore 2-1 kundër Villarrealit, falë golave të shënuar nga Antoine Griezmann dhe Arthur Melo.

loading…