Valverde: “Prindërit e mi qanë kur iu tregova për ofertën e Realit”

Real Madrid ka rinovuar me një tjetër lojtarë të rëndësishëm të skuadrës.

Bëhet fjalë për mesfushorin uruguaian, Federico Valverde, i cili ka nënshkruar deri më 30 qershor të vitit 2027.

Para tij, kishin rinovuar lojtarë si Modric, Benzema, Carvajal, Nacho, Vasquez.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Është një hap i madh për mua dhe familjen, pasi mund të shijojmë ccdo moment. Është një ëndërr që po e përmbush me Realin. Nuk kam kufij. Tentoj të kënaqem, të jap gjithçka brenda dhe jashtë fushës. Dua të jem shembull për shumë fëmijë e njerëz, të rritem e të përpiqem të fitoj gjithçka me këtë ekip.”, deklaroi ai.

Nuk mund ta përshkruaj nënshkrimin me këtë klub, nuk e prisja kurrë. Isha me kombëtaren kur ma dhanë lajmin. Kur ua thashë prindërve ata nisën të qanin. Ishte një moment i bukur, ishte si një ëndërr. Klubi më i mirë në botë më kërkonte dhe nuk e vonova përgjigjen. Shfrytëzova atë mundësi dhe u përpoqa të bëj të lumtur familjen time“.

23-vjeçari ka zhvilluar deri më tani 104 paraqitje me Realin, ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.

Ai ka fituar tro trofe me Madridin dhe shpreson të fitojë gjithçka në të ardhmen