Valverde po ia humb identitetin Barcelonës

Ekipi i Barcelonës ka nisur ta humbasë zotërimin e topit dalëngadalë, gjë për të cilën është veçuar për shumë vjet. Në ndeshjen e së shtunës kundër Real Sociedadit në Reale Arena, skuadra e Ernesto Valverdes u dominua përsëri: e mbajti topin në pronësi vetëm 46.58%.

Kjo ishte ndeshja e nëntë nga 141 sa është udhëhequr nga Valverde, që Barcelona ka përqindje më të ulët se 50%, transmeton Gazeta Express.

Ndeshjet në të cilat Barcelona e Valverdes u dominua me posedim të topit:

Paraardhësit e tij nuk e kishin humbur posedimin e topit kaq shpesh. Luis Enrique, në 181 ndeshje te tij si trajner, u dominua me posedim vetëm gjashtë herë.

Tata Martino u dominua me posedim të topit vetëm një herë në 59 ndeshje si trajner i Barçës.

Pep Guardiola, arkitekti i posedimit të topit dhe trajneri i cili e arriti suksesin më të madh me klubin, u dominua vetëm një herë në këtë aspekt: ishte 6 shkurti i vitit 2010 në një ndeshje me Getafen.

Guardiola e udhëhoqi Barcelonën në 247 ndeshje.

Dhe tani vjen El Clasico. Real Madridi do të jetë, pa asnjë dyshim, një test tjetër i madh për Barcelonën e Ernesto Valverdes.