Valon Syla tregon me emra deputetët e LDK-së që janë kategorikisht kundër Vjosa Osmanit për Presidente

Gazetari Valon Syla thotë se janë tre emra në LDK që nuk duan kategorikisht të qëndrojnë në sallë në seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të vihet në votim presidenti.

Syla ka thënë se anëtari i kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, deputeti i kësaj partie në Kuvend, Driton Selmanaj, si dhe deputeti tjetër Agim Veliu e kundërshtojnë Vjosa Osmanin për presidente.

“Nga informatat që kam marrë sot, dhanë shenja, dikush më të qarta, fjala është që Driton Selmanaj, Avdullah Hoti dhe Agim Veliu janë kategorikisht kundër”, deklaroi Syla në ‘Pressing’.

Tutje, ai tha se janë edhe tre emra të tjerë të cilët nuk kanë dhënë ende qëndrim karshi çështjes së zgjidhjes së presidentit.

“…Ndërsa Vlora Dumoshi dhe Besian Mustafa janë edhe edhe”, deklaroi tutje gazetari Syla.

Ndryshe, pas takimit të Kryesisë së LDK’së, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha që do të qëndrojnë në sallë në seancën e Kuvendit që do të mbahet për votimin e Vjosa Osmanit si presidente.

Votimi i presidentit në Kuvend kërkon që të paktën duhet të ketë si prani në sallë dy të tretat e të zgjedhurve, ose 80 vota të deputetëve.