Valon Syla tregon çfarë i kishte thënë Kurti vite më parë gjatë një takimi me të

Gazetari kosovar, Valon Syla, i cili është edhe pjesë e rregullt e panelit të Pressingut, mbrëmë në debat e sipër me Rron Gjinovcin për ‘shtetin e kapur’, ka ndarë me publikun një histori interesante gjatë kohës sa ka qenë pjesë e televizionit Klan Kosova e cila ndërlidhet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Syla ka treguar për një intervistë që e kishin aranzhuar me Albin Kurtin gjatë asaj kohe dhe ka rrëfyer se si ky i fundit kishte shkuar fshehurazi deri tek televizioni.

Gazetari Syla në Pressing ka thënë se e kishte pyetur Kurtin se pse ka ardhur në atë mënyrë fshehurazi, derisa Kurti sipas tij ishte përgjigjur se “mund të më arrestojë sistemi në çdo kohë”.