Valon Syla

Valon Syla – Qeverisë Kurti: Po luani me jetë njerëzish, kjo është vepër penale

36 viktima dhe 1 mijë e 630 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar gazetari, Valon Syla, i cili i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti se po luajnë me jetë njerëzish.

Syla ka shkruar se dhjetëra mijëra të infektuar brenda javës dhe nuk bëhet popullizëm me pandemi, nuk bëhen hesape zgjedhore.

Ai ka thënë se kjo është vepër penale.

Postimi  i plotë i tij:

36 të vdekur vetëm sot. Dhjetra mijëra të infektuar për vetëm 1 javë.

O ku je Albin Kurti?

Nuk bohet popullizëm me pandemi. Nuk bohen hesape zgjedhore… kishe spe mbyllim se humbim vota, sepse njerëzit vdesin. Ju e dini, por po bëheni toshë. Po luani me jetë njerëzish.

Kjo është vepër penale.

#albanologji #vv #kurti #popullizëm #viktima