Valon Syla: Persona nga Zvicra nxitën dhunë ndaj meje, Policia zvicerane po i heton

Publicisti dhe gazetari, Valon Syla, është sulmuar fizikisht të martën në Prishtinë, pasi ditë me parë në rrejtët sociale ishte organizuar një linçim publik ndaj tij, duke shpërndarë lajme të rrejshme në emër të tij, nga një person që i administron këto faqe në Zvicër, e që më pas i shpërndanin në grupe të mëdha kryesisht në Facebook, shkruan Metro.

Syla i cili u sulmua të martën fizikisht në mes të ditës, në Prishtinë, ka thënë se akti ndodhi pasi që disa ditë më parë ishte organizuar një sulm në rrjetet sociale përmes krijimit të “fake news”, apo lajmeve të rrejshme.

Këto tekste që s’kanë të bëjnë aspak me atë çfarë Syla ka thënë në të vërtetë, janë shpërndarë nga një person me qëndrim në Zvicër, i cili më pastaj i ka ndarë në grupe të mëdha që kanë linçuar gazetarin Syla, duke nxitur urrejtje dhe dhunë ndaj tij.

Lajmet e rrejshme janë shpërnda kryesisht nga “bota.live”, me seli në Zvicër, por që nuk dihet se kush qëndron prapa saj.

“bota.live”, është faqe që përdorët nga militantët e Vetëvendosjes dhe shpërndahen në grupe të tyre që janë më mijëra anëtar pjesë e tyre.

Duhet theksuar se asnjëra nga këto shkrime që janë shpërndarë nuk janë të vërteta dhe nuk kanë asnjë burim informacioni.

Ndërsa, duhet theksuar se personat e tillë, janë duke u hetuar nga policia zvicerane.

“Nuk dihen ende identiteti i personave që qëndrojnë prapa kësaj. Por është duke i hetuar policia zvicerane”, ka thënë Syla.