Gazetari

Valon Syla: Nexhmedin Spahiu i pat vjedhë 4-5 telefona fiks në Slloveni, e kapën duke dalë nga dera

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu mbrëmë doli që ka gënjyer se ka doktoratë në Shkenca Politike.

Këtë e zbuloi gazetari, Lirim Mehmetaj i cili pas një hulumtimi të bërë për Spahiun, solli disa fakte, ku shihet se nuk ka doktoraturë siç pretendonte ai se ka.

Në platformën Scopus, nuk ka asnjë të dhënë për doktoratën apo punimin shkencorë të Nexhmedin Spahiut.

Tutje, siç thotë Mehmetaj, Spahiu ka gënjyer edhe për shtëpinë botuese për librin e tij.

“Ky ka shku në Dukagjin ka thënë se e kam shtëpi botuese Central Europian University. Ti mundesh me pasë doktoraturë, por s’dmth që publikohet. Universitetet kanë shtëpi botuese, ata vendosin nëse duan ta publikojnë por me modifikime. Kjo është libra, e ka marrë logon e Central Europan University. Nëse kish qenë publikues i këtij libri, kur e kisha kërku, e kish qit librin, zero është kur bën kërkim për Nexhmedin Spahiun. Nuk e ka publiku asnjë libër të tij. E ka falsifiku logon e universitetit, është mashtrim ndaj konsumatorit… kjo është rrenë”, tha gazetari Mehmetaj.

E kwsaj “valleje” i wshtw bashkuar edhe gazetari tjetwr, Valon Syla, shkruan Ballkani.info. Ai e ka treguar njw histori me Spahiun nw vitin 2004 nw Slloveni.

“Çka u bo. A ja ka nisë me ja u lëshu marmellada a? Çka po thotë Nexhi? Në një vizitë të gazetarëve në Slloveni diku kah viti 2004, i pat vjedh do telefona fix të zyrës. E te nxunen, kur u dhezën alarmat tu dal prej dere, me nja 4 a 5 në një çantë, e t’na boni horë para botës dhe nikoqirëve aty… kur na hallakatën krejtve si hajna sherri i tij. Sa kam qene Drejtor dhe Producent nw Klan Kosovë stafi i udhëhequr nga unw, e ka pas të ndalume me i ftu disa mysafirë, që janë konsideruar jokompetent dhe jokredibil… kwsaj liste i ka pri Nexhmedin Spahiu… personalisht mendoj që nuk është mirë psiqikisht dhe nuk ka fort rëndësi shkalla apo thirrja e tij akademike. Aq ma keq nëse paska rrejt edhe për këtë pune”, ka shkruar Syla. /Ballkani.info/