Jusuf Ulaj, Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, i cili provoi me një shkrim të përgjithësuar të nënkuptojë si ‘të çmendur’ gazetarët që ngritën shqetësime për përgjime dhe përcjellje parapolitike nga struktura të veçanta në AKI, ka provokuar një mal reagimesh.
Gazetari Valon Syla madje e pyeti nëse ka “ndonjë diagnozë për Kurtin?”.
Postimi i Sylës:
Shumë dhunë po reflekton Qeveria Kurti. Madje edhe prej psikiatrave si Isuf Ulaj që e ka këshilltar Kurti, kundër gazetarit Vehbi Kajtazi që mundohen të japin diagnoza paranoje në FB me statusa. Kjo pas instrumentalizimeve në sektorin e sigurise dhe drejtësisë.







