Valon Syla dyshon se Liburn Aliu ka hapur llogari në Panama, pas 20 tenderëve njëburimor në Ministrinë e Infrastrukturës VIDEO

Gazetari Valon Syla ka dhënë një teori interesante në emisionin T7. Ai ka thënë se “Liburn Aliu prej kurit ka qenë në Panama… unë mendoj se ai ka shkuar atje për të hapur një llogari për mbi 20 tendera që në procedurë të shpejta i kanë hapur”.

Sipas gazetarit Valon Syla Liburn Aliu po fshehet pas Hysen Durmishit, ai më tutje thekson se Liburn Aliu po fsheh diçka. Ai thekson se duhet të hulumtohen dhe shikohen ata 20 tenderë që janë dhënë në procedurë të shpejtë dhe pasi janë kryer ato ai ka shkuar në Panama.

Sipas tij, në Panama shteti ka politika liberale dhe bankare dhe askush nuk të pyet se nga kanë ardhur parat, përpos nëse kanë lidhje me terrorizmin. Ai thekson se Liburn Aliut ju ka prishë skema brenda 100 ditëve.

Për më shumë shihni videon: