Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se paratë e ndara nga Qeveria për subvencionim të energjisë elektrike do të shkojnë tek Republika Serbe në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas Sylës, prej atje importohet energjia elektrike dhe Qeveria duhet ta tregojë këtë.
Po ashtu, Syla tha se BE ka dhuruar para për të blerë filtera për termocentralet në mënyrë që të mos ndotet ajri.
“Nuk kanë lënë të mbarohen kapacitet e reja. Tash sa na kushton ky 132 milionësh. Borrelli i dha Kurtit 100 milionë që të blejë filtera, ai i dhuroi ato për filtera dhe tha merrni ju këto e leni burimet e ripërtrishme. Por lëni këto. Këto para shkojnë në Republikën Serbe. Këta e dinë. E importojmë prej atje shumicën. Me këto 75 milionë, këto shkojnë shumica në Republika Serbe. Heroi i prodhimeve vendore Albin Kurti po blen rrymë nga Republika Serbe. Tash paguajeni 56% më shumë. Nga ai grup i interesit, mafia e energjisë që e akuzonin”, tha ai.
Syla po ashtu tha se me tarifat e reja, qytetarët e Kosovës do të paguajnë rrymë pothuajse sa ata të kryeqytetit të Francës, Parisit.
“Rryma në Kosovë veç 2 centë më e lirë se në Paris”, shtoi ai.







