Valon Murati përkujton Bahri Fazliu: Jeta jote është pishtar që na e ndriçon rrugën çdo ditë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, e ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Bahri Fazliun në 21 vjetorin e rënies.

Postimi i plotë:

Në kujtim të Bahri Fazliut – Gzimit

Vitet po kalojnë Gzim. Ti me shokë mbete i ri. Ashtu siç do jesh frymëzim i ri për gjitha brezat. Aktivist, militant, ideolog, publicist, poet, artist, e luftëtar lirie. Ti me jetën, punën e luftën tënde e preke lirinë, dhe bashkë me shokë na e solle atë. Për 27 vjet u bëre edhe dëshmor. Sa shumë jetë për aq pak vite. Në këto kohë të turbullta, jeta jote është pishtar që na e ndriçon rrugën çdo ditë. Po na e ndriçon që të mos bëjmë gabime të mëdha, të mos futemi skutave të errta, ku do të turpëroheshim kur të na kujtohesh ti. I përjetshëm do jetë kujtimi për ty.