Valon Murati kujton dëshmorët e zonës operative të Llapit në 20 vjetorin e rënies (FOTO)

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në 20 vjetorin e rënies kujtoi dëshmorët Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi.

“Në historinë e luftës sonë çlirimtare të LKÇK-së e UÇK-së, lartë do të qëndrojë emri i Hyzriut, si një prej figurave qendrore të organizimit të luftës çlirimtare jo vetëm në Zonën Operative të Llapit, por edhe në atë të Shalës e Karadakut dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, që deri në ditën kur ranë heroikisht ishin në shërbim të organizimit e luftës çlirimtare Ilir Durmishit dhe Afrim Maliqit” shkroi në rrjetin social Facebook, Murati.

Murati shkroi edhe për fëmijët e dëshmorëve “Eltës, Elsës e Bardhit sot më shumë se t’i ngushëllojmë u thamë se duhet të qëndrojnë të fortë e krenar për baballarët e tyre, të cilët me mungesën e tyre çdo ditë na e dëshmojnë sesa e shtrenjtë është liria që e kemi sot”, shkroi mes tjerash.