Valon Berisha vajton humbjen e shanseve të Kosovës kundër Maqedonisë

Mesfushori kosovar, Valon Berisha që sot bëri një superparaqitje në fushë dhe ishte më i miri për Kosovën, ka thënë se “futbolli di të jetë i mirë por edhe i keq” derisa ka thënë se është dashur të jenë më konkret

Megjithatë, humbja është shumë e dhimbshme.

“Nuk përshkruhet dhimbja që po e ndi për momentin. E filluam shumë mirë, treguam agresivitet dhe pësuam gol kur është dashur që të pësojmë. Loja brenda 16 metërshit është dashur të jetë më konkrete. Lojtarët luftuan shumë, dhamë maksimumin, por në fund për këtë është e keqja e futbollit”, ka thënë Berisha.

Valoni ka thënë se Kosova shpërdoroi dy mundësi për Euro 2020, fillimisht kundër Çekisë dhe tani në gjysmëfinale të playoffit me Maqedoninë.