Valon Berisha lojtari i muajit te Lazio

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha është zgjedhur lojtari më i mirë te Lazio për muajin tetor.

Berisha ishte më i votuari nga fansat e Lazios për paraqitjet e tij në muajin që lamë pas.

Ai mori mbi 12 mijë vota, duke mposhtur në këtë garë Immobilen, Parolon, e Caicedon.

“Urime Valon. Me 12.224 vota Berisha shpallet lojtari i muajit tetor”, ka shkruar Lazio në rrjetin social Facebook.