Vallëzimi i profesorit nga Vushtrria, Pacolli i drejtohet deputetes së VV pa ia përmendur emrin

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shkruar për rastin e profesorit Lulzim Paci i cili u kritikua nga deputetja e grupit parlamentar të VV-së, Fjolla Ujkani, për videot e tij të publikuara në rrjetin social “TikTok”.

Kjo ka bërë që sot profesori të qaj në një emision ku ishte i ftuar. Mirëpo, pas kësaj rrjetet sociale janë mbushur me postime në përkrahje të profesorit Lulëzim Paci, i cili ka shprehur se pasioni i tij është kërcimi i valleve tradicionale, teksa tashmë ka filluar një sfidë në përkrahje të profesorit nga Vushtrria.

Pacolli në një status i ka reaguar Ujkanit, por pa ia përmendur emrin direkt. Pacolli nuk e la pa ia shtuar edhe një këshillë për jetën postimit të tij.

“Shumë njerëz thonë dhe shkruajnë gjëra pa menduar për pasojat, apo nëse personi lëndohet. Mos shiko jetën e të tjerëve para tënden është këshilla ime!”, ka shkruar ai.