Valencia është duke e mposhtur 2-1 Real Madridin midis ‘Mestallas’.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi, por vendasit më pas përmbysën gjithçka.

Në minutën e 23-të, Karim Benzema me një goditje të fortë shënoi për ta kaluar Realin në avantazh.

Por vendasit reaguan dhe në minutën e 30’ fituan një penallti, Soler gaboi, por shënoi Yunus Musah.

Këtij goli iu mohua pasi kishte shkelur vijën dhe penalltia u ri ekzekutua, Soler kësaj radhe nuk gaboi dhe shënoi për 1-1.

Në minutën e 45’, sërish me ndihmën e VAR, vendasit edhe e gjetën golin e epërsisë,

Raphael Varane, që duket larg formës së dikurshme, e dërgoi topin në portën e gabuar.