Valdete Daka: Ndjehem e kërcënuar nga deklaratat e Glauk Konjufcës

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka iu është përgjigjur Ermal Pandurit se ndjehet e kërcënuar nga deklaratat e ashpra të nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca.

Moderatori ka interpretuar mesazhin e Dakës ku thotë se ndjehet e kërcënuar dhe nuk ndjehet mirë emocionalisht pas deklaratave të Konjufcës, transmeton Ballkani.info.

Pak minuta më parë Konjufca drejtoi një sërë akuzash në drejtim të Dakës ku tha se është orientuese në KQZ për vendimet që dëmotojnë Albin Kurtin./Ballkani.info/