Vala, operator i besueshëm i KPM-së

Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, z. Bedri Istrefi është pritur sot nga znj. Naile Selimaj Krasniqi, Kryeshefe Ekzekutive e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), me të cilën lidhën marrëveshje për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese.

Personeli i KPM-së, nga dita e sotme do të mund të komunikojnë mes vete me shpenzime më të ulëta, pasi që, pakot e përzgjedhura janë shumë të favorshme dhe atraktive.

Gjithashtu, Komisioni i Pavarur për Media shfrytëzon edhe shërbimet e telefonisë fikse, të internetit dhe të VPN-it, nga Telekomi i Kosovës.

Kjo marrëveshje për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile, është edhe një dëshmi se,Telekomi i Kosovës, Vala edhe me tutje mbetet operatori më i besueshëm i telefonisë dhe internetit në vendin tonë.

Telekomi i Kosovës është i përkushtuar që të plotësojë në vazhdimësi nevojat e të gjithë konsumatorëve, institucioneve publike dhe atyre private, për qasje sa më të lehtë në shërbimet e telefonisë mobile, fikse, internetit dhe IPTV-së.