Vala e të ftohtit arktik në Ballkan pritet në fund të javës

Shërbimi meteorologjik “Severe Weather Europe” ka paralajmëruar se së shpejti temperaturat do të ulen nën mesataren për këtë periudhë kohore, meqë pritet të arrijë së shpejti një valë tepër e të ftohtit arktik, përcjell Koha.net.

Sipas paralajmërimve, fronti shumë i ftphtë arktik që që është nisur drejt Europës do të shkaktojë rënie të lartë temperaturash, ndërsa meteorologët parashohin që në disa rajone brenda vetëm 24 orësh temperaturat e ajrit do të mund të binin edhe për 20 gradë.

Të ftohtit e madh do të shkaktojë me siguri edhe të reshura të mëdha bore në Alpe dhe do të shkaktojë edhe furtuna në Mesdhe. Priten edhe sasi të mëdha të reshurash shiu.

Acari polar tashmë është shtrirë në Baltik dhe ai po vazhdon me shpejtësi udhëtimin në drejtim të Europës qendrore. Pritet që ky i ftohtë nga Arktiku në Ballkan të arrijë nga fundi i javës dhe të sjellë temperatura për rreth 10 gradë më të ulëta nga mesatarja për këtë periudhë kohe. Sipas paralajmërimeve të enjten e të premtën sasi të mëdha shiu, deri në 150 milimetra, do të bien në Itali, Slloveni e Kroaci, përcjell Koha.net.

loading…