I ashtuquajturi “Kasapi i Buças”, Kolonel Azatbek Omurbekov, është shënjestëruar në valën e re të sanksioneve të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC.
Omurbekov kishte udhëhequr njësinë që kishte okupuar fshatin afër Kievit ku qindra trupa të pajetë të civilëve u gjetën nëpër rrugët e fshatit. Ai tani përballet me ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve së bashku me disa komandantë të tjerë.
Një tjetër përkrahës i pushtimit rus të Ukrainës është sanksionuar gjithashtu, përfshirë shefin e kompanisë logjistike të hekurudhave të Rusisë.
Sekretarja e Jashtme, Lizz Truss, ka thënë se vala e re e sanksioneve do t’i godasë gjeneralët dhe kompanitë mbrojtëse që kanë gjak në duart e tyre.







