Vaksina ka parandaluar hospitalizimin e 230 mijë njerëzve në Angli

Vaksinimi në Angli besohet të ketë parandaluar shtrirjen e rreth 230 mijë njerëzve nga COVID-19, të moshave 45-vjeçare e më të moshuar, sipas të dhënave të agjencisë shtetërore të shëndetit publik.

Në mes të moshuarve mbi 65 vjeç, rreth 178 mijë hospitalizime janë shmangur, pos 52 mijë të atyre në grupmoshën 45-60 vjeç.

Sa i përket parandalimit të vdekjeve falë vaksinimit në Angli, kjo shifër është rreth 112 mijë.

Britania e Madhe tashmë ka administruar mbi 92 milionë doza të vaksinave anti-COVID.