Vajzat e Dritës kampione, atmosferë e çmendur në palestër

Drita është shpallur kampione e Kosovës në konkurrencën e femrave në volejboll.

Në finalen e pestë dhe të fundit, vashat gjilanase triumfuan me rezultat 3:0 në sete ndaj Skënderajt.

Të dyja ekipet kishin fituar nga dy ndeshje finale, për ta lënë kampionin të shpallet në palestrën “Bashkim Selishta”.

E kjo palestër sot pranoi më shumë se tre mijë tifozë, të cilët krijuan atmosferë impozante.

Gjilanaset e nisën mirë setin e parë, duke e fituar me rezultat 25:22, shkruan Gazeta Express.

Skënderaj u këndell në setin e dytë, duke qenë deri në fund në epërsi, por e lëshuan setin në momentet vendimtare.

Kurse në setin e fundit, vashat e Skënderajt u dorëzuan, duke lejuar që lehtësisht Drita të shënonte fitore.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, persona që luajnë volejboll, njerëz që luajnë basketboll dhe teksti
Mund të jetë një imazh i volejboll, turmë dhe teksti