Vajza tregon momentet kur nga kamera i tha lamtumirë nënës para se të vdiste nga koronavirusi

Michelle Bennett nuk mund t’i qëndronte pranë në momentet e fundit të jetës, nënës së saj 75 vjeçare Carolann Christine Gann, e infektuar me koronavirus.

“Nuk munda të jem atje dhe të mbaj dorën e nënës sime, t’i fërkoja kokën dhe t’i tregoja asaj gjërat që kam dashur t’i them. Ishte një ndjenjë kaq e pafuqishme”, është shprehur Bennett.

Bennett tregoi se një infermiere në Spitalin Suedez Issaquah në Washington e thirri atë nga celulari personal dhe tha që frymëmarrja e nënës së saj po ndryshonte dhe ndoshta mund të ndërronte jetë nga momenti në moment.

“Unë po vendos telefonin përballë nënës tuaj në mënyrë që t’i tregoni asaj se e doni dhe t’i thoni lamtumirë. Nëna jote nuk do jetë vetëm, do qëndrojmë me të deri në fund”, i kishte thënë infermierja Bennet.

Bennet foli për rreth 10 minuta në FaceTime me të ëmën.

Gjatë bisedës ajo zbuloi se marrëdhëniet me nënën  nuk i kishite shumë të mira si çdo marrëdhenie nënë-bijë që ndonjëherë edhe prishen.

”Unë të dua shumë, dhe të fal”, i thotë Bennet në telefon nënës. Siç shkruan CNN, pas kësaj nëna e Bennet ndërroi jetë.