Zyrtarët

Vajza rrëfen publikisht si u ngacmua nga policët me veturë zyrtare (FOTO)

Rasti i abuzimit seksual të 16 vjeçares nga Drenasi, nga profesori i saj pastaj edhe nga zyrtari policor i cili e kishte detyruar edhe të abortonte, ka tronditur opinionin publik kosovar.

Rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës nga e mitura, me ç’rast kanë nisur procedurat hetimore si dhe janë kryer bastisje në ordinancën e gjinekologut, i cili i kishte kryer procesin e abortit të miturës.

Mjeku ishte deklaruar për media se vajza nuk ka qenë e mitur në kohën kur ka abortuar dhe se ishte e pashoqëruar në ordinancën e tij, andaj ka thënë se nuk e ka ditur se ka pasur presion, përcjell Ballkani.info.

Lajmi për abuzimin seksual të vajzës së mitur, inicioi publikimin e shumë rasteve të tjera për ngacmime dhe abuzime seksuale, e në raste të shumta edhe nga zyrtarët shtetëror.

Një vajzë tjetër në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook ka publikuar rastin e saj të ngacmimit seksual nga zyrtarët policor.

Ajo ka treguar se si gjatë orës 22:00 të datës 20 Janar, përderisa ishte duke bërë fotografi me disa shoqe të saja në afërsi të katedrales në Prishtinë, disa zyrtarë policor që ishin në qarkullim me veturë zyrtare, kishin ndaluar makinën duke iu drejtuar me fjalë ofenduese. /Ballkani.info