Një shofer i shpejtë arriti të shmangte goditjen e një vajze të vogël, duke shkelur shpejt në frenat e veturës së tij, pasi hyri në një rrugë.
Sipas mediave pamjet e kapura të shtunën në Okehampton në Devon, tregojnë një shofer që bën rrugën e tij përgjatë një rruge banimi me një shpejtësi rreth 30 kilometra në orë.
Aty mund të shihet edhe një burrë, me gjasë një tregtar, ndërsa makina është ende në distancë.
Por kur ai i afrohet veturës së tij, ai sheh vajzën e vogël që po vinte nga rreshti i makinave të parkuara.
Tregtari reagon shpejt dhe nxiton para makinës duke vënë dorën e tij për të sinjalizuar që makina të ndalet.
Për fat të mirë, reagimet e shpejta të shoferit e lejojnë atë të frenojë në kohë dhe të shmangë tragjedinë.
