Vajza për pak sa nuk bie nga shkëmbi derisa ishte duke fotografuar të ëmën

Një vajzë nga Teksasi është filmuar kur për pak sa nuk bie nga maja e shkëmbit, derisa po tentonte t’i bënte fotografi nënës së saj në Kanionin e Madh.

Emily Koford, 20-vjeçe nga Austini i Teksasit, kishte shkuar në Kanionin e Madh në Arizona së bashku me të ëmën Erin Koford, kur ngjarja e tmerrshme ndodhi.

Videoja e filmuar nga distanca, shfaq Emilyn dhe të ëmën e saj në maje të shkëmbit, që nuk ka kurrfarë rrethoje mbrojtëse përreth.

Dhe kur Erin lëviz prapa disa hapa, ajo për pak sa nuk bie nga shkëmbi. E gjitha ndodhi derisa po tentonte të fotografonte të ëmën.

loading…