Vajza nga Prizreni tenton të vetëvritet: Mbeti shtatzënë me të fejuarin e saj

Policia e Kosovës ka thënë se një vajzë nga Prizreni ka tentuar të vret vetën, pasi kishte mbetur shtatzënë me të fejuarin e saj.

Viktima, thuhet se ka konsumuar një sasi të tepruar të barnave, por që fatmirësisht ka shpëtuar.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 19:00.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prizren 14.09.2020 – 19:20. Është raportuar se viktima femër kosovare ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar te barnave. Sipas viktimës, motivi ishte për arsye se e njëjta kishte mbetur shtatzënë me të fejuarit e saj të dyshuarit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.