Familjarët e Hysni Gucatit, ish-kreut të OVL-UÇK, i cili po akuzohet për veprën penale pengim të administrimit të drejtësisë, kanë shprehur optimizëm për gjykimin ndaj tij.

“Ne si familje sigurisht jemi shumë të emocionuar, por jemi edhe optimist që drejtësia do ta marrë vendimin e duhur. Pritjet e tyre janë pozitive. Sigurisht edhe pritja e avokatëve është pozitive, sikurse ta edhe ne besojmë që ky gjykim do të jetë i drejtë”, ka deklaruar për media vajza e Gucatit.

Gjykata Speciale pritet të shpallë aktgjykimin për Gucatin dhe ish-kreun tjetër të OVL-UÇK, Nasim Haradinaj. Këtij të fundit i rëndojnë akuzat e njëjta sikurse Gucatit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga 6 vite burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Të akuzuarit vazhdojnë të gjenden nën masën e paraburgimin në selinë e paraburgimit në Hagë dhe tanimë janë në pritje të shqiptimit të vendimit të gjykatës.